Site icon Telegrafi

Loriana Kuka humb në çerekfinale, por do të luftojë për medaljen e bronztë

Loriana Kuka ka pësuar humbje në çerekfinalen e Grand Slamit që po zhvillohet në Abu Dhabi.

Xhudistja nga Kosova po garon në kategorinë deri në 78 kilogramë, fitoi dy gara, por në të tretën pësoi humbje.

Kuka u mposht me Wazari nga xhudistja kineze Ma Zhenzhao.

Megjithatë xhudistja kosovare do të kërkojë medaljen e bronztë nëpërmjet repesazhit, ku fillimisht do të përballet me italianen Giorgi Stangherlin. /Telegrafi/

Exit mobile version