Site icon Telegrafi

Loriana Kuka fiton medaljen e bronztë

Loriana Kuka ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Xhudistja kosovare në luftën për medaljen e bronztë mposhti rusen Antonina Shmeleva, me Ippon në shënim të artë, kategoria -78 kilogramë.

Loriana fitoi 500 pikë të reja Olimpike për normën Olimpike Tokyo 2020.

Për të ishte medalja e parë e fituar në Grand Slam.

Ekipi Olimpik i xhudos e mbyll Grand Slamin e parë në pandemi me një të artë të fituar nga Distria Krasniqi dhe të bronztën e Kukës. /Telegrafi/

Exit mobile version