Telegrafi

Loriana Kuka fiton medaljen e bronztë në Grand Prixin e Portugalisë

Loriana Kuka e ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prixin e Portugalisë.

Xhudistja jonë që garon në kategorinë deri në 78 kilogramë, ia doli të fitonte ndaj koreanes, Jeongyun Lee.

Ajo e nisi shumë mirë garën këtë të diel, duke e mposhtur qiprioten Zanet Michaelidou, më pas Vanessa Chala, teksa ndaj Yelyzaveta Lytvynenko, në çerekfinale pësoi humbje.

Lexo po ashtu Loriana Kuka ndalet në çerekfinale, por lufton për medalje të bronztë

Në repesazh, Loriana së pari e mposhti sllovenen Patricija Brolih, teksa ndaj Lee arriti ta rrëmbejë medaljen.

Padyshim se kjo është një arritje e madhe për Kukën, duke mos u largua duarbosh nga një turne madhor. /Telegrafi/