Xhudistja jonë, Loriana Kuka nuk ka arritur ta fitoi medaljen e bronztë në Grand Prixin që po mbahet në Linz të Austrisë.
Loriana ka triumfuar në ndeshjen e parë të repesazhit me ‘pikë të artë’ ndaj suedezes Anna Bernholm.
Në ndeshjen e dytë dhe vendimtare për medalje, Kuka u ndesh me holandezen Hilde Jager, po u mposht me Ippon
Kështu, xhudistja jonë ka që garoi në kategorinë deri në 70 kilogramë, u mposht për fat të keq nga një veprim që nuk e mendoi mirë.
Vlen të theksohet se Loriana e nisi ditën mirë duke fituar fillimisht me polaken Aleksandra Kowalewska, ndërsa më vonë me slloven Anka Pogacnik.
Pas këtyre dy fitoreve, xhudistja pejane u mposht nga hungarezja Szabina Gercsak, ndërsa në repesazh u ndaluar edhe prej Jager. /Telegrafi/