Telegrafi

Loriana Kuka fiton medaljen e artë në Zvicër

Loriana Kuka të dielën e ka bërë paraqitjen e saj të parë në gara për vitin 2018 dhe atë në një kategori më lart.

Ajo mori pjesë në Kampionatin Evropian që po zhvillohet në Uster të kantonit të Cyrihut në Zvicër duke fituar medaljen e artë pas tri fitoreve.

Përballjen e parë, Loriana e fitoi kundër garueses holandeze, Ilona Lucassen, kurse në gjysmëfinale e mposhti me ‘Ippon’ garuesen belge, Sophie Berger.

Ne finale, ajo ishte shumë më aktive se garuesja e Francës, Valentine Marchand, duke e mposhtur me ‘wazari’ ne sekondat e fundit të ndeshjes, shkruan kosovajudo.com.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për XHUDO

“Fundjava e xhudos. Pas medaljes së bronztë të Erza Muminoviq, të fituar në Zagreb, sot Loriana Kuka fitoi të artën në Kupën Evropiane, që po mbahet në Cyrih të Zvicrës. Kuka fitoi medaljen në kategorinë -78 kilogramë”.

“Ndërkohë, në Kupën Evropiane për kadetë në Zagreb, Fatjona Kasapi u ndal në luftën e parë”, thuhet në një njoftim të KOK-ut në Facebook.

“Kupa Evropiane në xhudo në Uster për të rritur. E veçanta që trajneri im në të kaluarën, Sylë Kuka,sot ishte në rolin e trajnerit të Lorianes, mos të them asistenti im. Fundjavë e suksesshme me medaljet e Lorianës dhe Erzës, pa medalje mbeti Fationa Kasapi, e cila ende s’po e gjen veten, por jam i bindur që së shpejti edhe emri i saj do jetë në mesin e garueseve me medalje!”, ka shkruar Driton Kuka në Facebook.