Site icon Telegrafi

Loriana Kuka fiton medaljen e artë në Tbilisi të Gjeorgjisë

Xhudistja e re nga Kosova, Loriana Kuka ka arritur të fitojë medaljen e artë në Grand Prixin që u mbajt në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Dy garuese, dy të arta. Ky është bilanci i medaljeve të fituara nga ekipi ynë i xhudos në Grand Prixin, që u mbajt në Tbilisi.

Sot (e diel), Loriana Kuka u ngjit në podium, duke fituar të artën në kategorinë deri në 78 kilogramë.

Garuesja jonë në finale mposhti Kliema Antomarchi të Kubës, falë dy ‘waz-ari’.

Në përgjithësi, Loriana fitoi katër luftëra. Medalja e artë i sjell asaj 700 pikë të reja për Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Dy ditë më parë ishte Nora Gjakova,e cila fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 57 kilogramë. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Nora Gjakova fiton medaljen e artë në Tibilisi, mund kampionen olimpike
Exit mobile version