Xhudistja Loriana Kuka i ka sjell edhe një medalje shtetit të Kosovës nga Grand Prix Antalya që po mbahet në Turqi.
Kosova po vazhdon rrugëtimin e saj drejt sukseseve në sportin e xhudos, duke fituar edhe shumë medalje në turne dhe kampionate të ndryshme.
Në Granx Prix Antalya, xhuditstet kosovare kanë pasur sukses pasi Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova kanë arritur të marrin medalje të arta, ndërsa me të argjendtë u kthyer Fjolla Kelmendi.
Nga Antalya me medalje është kthyer edhe xhudisja tjetër kosovare, Loriana Kuka, e cila ka fituar medaljen e artë.
Loriana Kuka ka arritur të mposht në finale xhudisten ukrainase, Anastiya Turchyn, për tu stolisur me medaljen e artë në kategorinë deri në 78 kilogram.
Xhudistja nga Kosova deri në finale arriti pasi mposhti fillimisht xhudisten turke, Sidika Isik dhe pastaj atë britanike, Natalie Powell.
Në gjysmëfinale, Kuka mposhti Niurguiar Nikiforova, e cila në fund mori medaljen e bronztë. /Telegrafi/