Loriana Kuka ka mposhtur Natalie Powell të Britanisë së Madhe me Ippon në repesazh të botërorit Tokio 2019.
Xhudistja jonë (-78 kg) është një fitore larg medaljes së tretë të bronztë të Kosovës në botëror.
Kujtojmë që më parë në Kampionatin Botëror që po mbahet në Japoni, medalje kanë siguruar edhe dy xhudiste të tjera.
Majlinda Kelmendi dhe Distria Krasniqi gjithashtu kanë fituar medaljet e bronzta.