Xhudistja nga Kosova, Loriana Kuka ka fituar ndeshjen e parë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Loriana i ka nisur pozitivisht garat në Paris, duke fituan ndeshjen e parë të ditës së sotme dhe duke kaluar në raundin tjetër.
Pejania në këtë raund mposhti me ippon sllovenen Metka Lobnik në kategorinë deri në 78 kilogramë.
Në raundin e 1/8-tës, pejania do të ndeshet me ukrainasen Yelyzaveta Lytvynenko.
Vlen të theksohet se në xhudo, Distria Krasniqi ka fituar medaljen e argjendtë, ndërsa Laura Fazliu të bronztën. /Telegrafi/