Telegrafi

Loriana Kuka e pesta në Kampionatin Evropian

(Foto: Facebook/IJF/KOK)

Loriana Kuka ka zënë vendin e pestë në Kampionatin Evropian ‘Lisbona 2021’.

Xhudistja jonë pësoi humbje në luftën për medalje të bronztë nga francezja Estelle Posvite në kategorinë deri në 78 kilogramë.

Ekipi Olimpik i xhudos e mbyll Evropianin me dy medalje të arta, një të bronztë dhe dy vende të pesta.

Akil Gjakova u shpall kampion i Evropës në xhudo për seniorë duke fituar medaljen e artë në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Medalje të artë e fitoi edhe Distria Krasniqi duke u shpallur kampione e Evropës në kategorinë deri 48 kilogramë.

Nora Gjakova u stolis me medalje të bronztë, derisa Laura Fazliu dhe sot (e diel) Loriana Kuka zunë vendet e pesta. /Telegrafi/