Telegrafi

Loriana Kuka e lumtur me medaljen e artë të fituar në Lojërat Mesdhetare

Loriana Kuka është sportistja e radhës që i sjell medalje shtetit të Kosovës.

Xhudistja jonë ka arritur të fitojë medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

Kuka fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 78 kilogramë.

Pas triumfit, Kuka ka thënë për faqen zyrtare të KOK-ut se është e lumtur që ka arritur të fitojë të artën, pasi një gjë të tillë e kërkoi edhe katër vite më parë në Spanjë.

“Jam e lumtur që pas të argjendtës në Lojërat e kaluara Mesdhetare, kam fituar të artën. Më kishte mbetur merak që nuk e kam fituar medaljen e artë katër vjet më parë në Spanjë”.

“Jam e lumtur që u ktheva nga lëndimi dhe ia dola të fitoj”, ka thënë Loriana Kuka për faqen zyrtare të KOK-ut. /Telegrafi/