Site icon Telegrafi

Loriana Kuka e kërkon medaljen e bronztë përmes repesazhit

Loriana Kuka nuk ka mundur të kalojë medalisten e argjendtë nga Lojërat Olimpike RIO 2016 dhe kampionen evropiane 2017, francezen Audrey Tcheumeou.

Kuka u mposht me Ippon në çerekfinale të Kampionatit Evropian Tel Aviv 2018, kategoria deri në 78 kilogramë.

Loriana tani do të kërkojë medaljen e bronztë përmes repesazhit, ku takohet me Yahime Ramirez të Portugalisë.

Ndryshe, Kosova tashmë ka siguruar dy medalje në këtë garë prestigjioze evropiane.

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 52 kilogramë ndërsa Nora Gjakova ka fituar të artën në garën deri 57 kilogramë.

Theksojmë se Akil Gjakova u mposht në repesazh nga armeni, Arsen Ghazaryan, në kategorinë deri në 57 kilogramë dhe ka mbetur pa medalje. /Telegrafi/

Exit mobile version