Telegrafi

Loriana Kuka e ARTË në Sarajevë

Foto: Kosovo Olympic Committee /Facebook

Loriana Kuka e ka fituar medaljen e artë në xhudo në  kuadër të European Open që po mbahet në Sarajevë.

Xhudistja jonë që garoi në kategorinë e 78 kilogramëve, u kthye për herë të parë në tatatmi, që prej Lojëra Olimpike të Tokios.

Por rikthimi i saj ishte mjaftë i suksesshëm, pasi me katër fitore, Kuka fito medaljen e artë.

Më poshtë keni njoftimin e plotë (pa ndërhyrje) të Komitetit Olimpik të Kosovës:

Me katër fitore, Loriana Kuka??, fitoi medaljen e artë? në garën e xhudos, European Open, që po mbahet në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës.

Xhudistja jonë (78 kg) u kthye për herë të parë në tatami, që nga mbarimi i Lojërave Olimpike Tokio 2020 dhe nisi suksesshëm rrugëtimin drejt Lojërave Olimpike Paris 2024.

Shpati Zekaj (-100 kg), që sikurse Loriana janë bursistë olimpik, zuri vendin e shtatë. /Telegrafi/