Loriana Kuka e ka fituar medaljen e artë në xhudo në kuadër të European Open që po mbahet në Sarajevë.
Xhudistja jonë që garoi në kategorinë e 78 kilogramëve, u kthye për herë të parë në tatatmi, që prej Lojëra Olimpike të Tokios.
Por rikthimi i saj ishte mjaftë i suksesshëm, pasi me katër fitore, Kuka fito medaljen e artë.
Më poshtë keni njoftimin e plotë (pa ndërhyrje) të Komitetit Olimpik të Kosovës:
Me katër fitore, Loriana Kuka??, fitoi medaljen e artë? në garën e xhudos, European Open, që po mbahet në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës.
Xhudistja jonë (78 kg) u kthye për herë të parë në tatami, që nga mbarimi i Lojërave Olimpike Tokio 2020 dhe nisi suksesshëm rrugëtimin drejt Lojërave Olimpike Paris 2024.
Shpati Zekaj (-100 kg), që sikurse Loriana janë bursistë olimpik, zuri vendin e shtatë. /Telegrafi/