Xhudistja jonë, Loriana Kuka ka arritur në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian të xhudos që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.
Loriana Kuka ka arritur edhe fitoren e dytë dhe ka siguruar kalimin në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian.
Pas fitores në raundin e dytë ndaj ukrainases Anastasiya Turchyn, Loriana ka triumfuar edhe në çerekfinale.
Xhudistja jonë u tregua e suksesshme edhe ndaj austriakes Bernadette Graf në kategorinë deri në 78 kilogramë.
Me këtë fitore, Kuka kalon në gjysmëfinalen e madhe dhe është afër të siguroj medaljen.
Kuka në gjysmëfinale do të ndeshet me holandezen, Guusje Steenhauis. /Telegrafi/