Telegrafi

Loriana Kuka arrin në finalen e Grand Prix në Turqi

Loriana Kuka e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme Grand Prixin në Turqi.

Xhudistja nga Kosova ka arritur të kualifikohet në finalen e madhe.

Ajo ka mposhtur në gjysmëfinale rusen Nikiforova për të arritur në finale.

Ndërkohë në finalen e madhe Loriana do të takohet me xhudistën ukrainase Anastasiya Turchyn.

Në raundin e parë, Loriana ishte më e mirë se xhudistja turke Idis Sidika.

/Telegrafi/