Xhudo kosovare sot ka shënuar edhe një sukses tjetër. Është xhudistja Loriana Kuka që ka marr medaljen e bronztë në një turne ndërkombëtarë për junior në Gjermani.
Trajneri i xhudos, Driton Kuka përmes një postimi në Facebook ka njoftuar për suksesin e Loriana Kukës në Bad Blankenburg.
Ajo shënoi gjashtë fitore dhe pësoi një humbje, për të marr vendin e tretë, transmeton Koha.net.
“Loriana Kukan në kategorinë 70 kg fitoi medaljen e bronztë në turneun ndërkombëtarë në Gjermani në Bad Blankenburg, që njihet si turneu më i fortënë botë për junior. Ajo shënoi gjashtë fitore dhe pësoi një humbje. Medaljen e artë i takoi xhudistes nga Japonia, e argjendta për xhudisten belge, kurse e bronzta për Lorianën dhe garuesen gjermane”, ka shkruar Kuka.