Site icon Telegrafi

Lori vjen më provokuese në imazhet e fundit duke ekspozuar gjoksin (Foto)

Këngëtarja Loreta Kaçka – Lori, është mjaft e angazhuar gjatë periudhës së fundvitit.

Ajo është bërë pjesë e shumë prej programeve festive, ndërsa gjithashtu i është përveshur punës edhe për të sjellë projekte të reja.

E njëjta është mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, ajo ka publikuar disa fotografi të reja në rrjetin social Instagram, ku shfaqet mjaft elegante e veshur me një fustan të gjelbër për fundvit.

Ajo çfarë vërehej kësaj radhe te këngëtarja është fakti se ajo ka vendosur të vijë edhe pak më provokuese këtë fundvit, duke ekspozuar pak pjesën e gjoksit.

Modele i flokëve të kapura, e bëri këngëtaren të dukej edhe më seksi. /Telegrafi/

Exit mobile version