Këngëtarja Loreta Kaçka – Lori ka publikuar së fundmi projektin e saj më të ri muzikor.
“E kapërcej” mban titullin kënga e saj e re, e cila është ritmike e zhanrit POP.
Kënga është punuar nga dy bashkëpunëtorët e saj të besueshëm Armend Regjepagiqi dhe Aida Baraku.
Orkestrimi është realizuar nga kompozitori i njohur maqedonas, Darko Dimitrov.
“E kapërcej” është publikuar në kanalin YouTube edhe me klip, në të cilin këngëtarja vjen mjaft tërheqëse dhe atraktive.
Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit EMF Creative.
Përveç projekteve muzikore, Lori vazhdon të jetë shumë e angazhuar edhe në koncerte, dasma e ahengje të ndryshme. /Telegrafi/