Telegrafi

Lori sjell një version ndryshe të këngës “Kujt i thua xhan” të Bertan Asllanit

Loreta Kaçka e njohur tashmë me emrin artistik, Lori, ka prezantuar së fundmi këngën e re.

Ajo ka përpunuar një nga hitet e vjetra, që ishte pëlqyer dikur mjaft shumë nga publiku.

Fjala është për një nga këngët e para të artistit Bertan Asllani e quajtur “Kujt i thua xhan”.

Lori (Foto: YouTube)

Këngëtarja nga Korça ka bërë një interpretim të shkëlqyer të këngës në një version më ndryshe.

Protagonist në klip po ashtu është edhe instrumentisti i njohur Astrit Stafai, duke luajtur në kitarë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Lori

Tekstin e ka shkruar Abaz Selmani, kurse për muzikën është përkujdesur Bertan Asllani.

Lori (Foto: YouTube)

Projekti është punuar në studion e ‘Duo Bass Records’, kurse i është besuar produksionit TikTak Video.

Këngën e plotë mund ta gjeni në platformën YouTube në kanalin e Arkiva Shqip. /Telegrafi/