Këngëtarja e njohur, Lori, ka qenë shumë e angazhuar gjatë sezonit veror me koncerte e mbrëmje muzikore të ndryshme.
Ajo është shumë e dashur nga shqiptarët për të kënduar në dasma e ahengje të shumta.
Duke qenë se gjatë verës është shumë e ngarkuar, Lori gjen kohë që pushimet t’i bëjë në vjeshtë.
Së fundmi, këngëtarja përmes fotografive të publikuara në rrjetet sociale, ka bërë të ditur se po shijon disa ditë të mira pushimi në Palma De Mallorca.
Në imazhet e ndara me fansat në Instagram, Lori shfaq trupin e saj atraktiv në bikini, ndërsa duket mjaft e lumtur dhe e hareshme.
E njëjta vazhdon që tash e sa kohë të jetë beqare, ndërsa nuk ka qenë ndonjëherë e përfolur për ndonjë lidhje.
Përndryshe, kënga e fundit që këngëtarja solli ishte “Dashni” në bashkëpunim me Ardit Çunin, këngë e cila u prit mirë nga publiku. /Telegrafi/