Loreta Kaçka – Lori e ka lansuar këngën më të re që mban titullin “Kalleni shoqnia” dhe është realizuar me videoklip.
Kjo këngë iu kushtohet argëtimeve dhe ahengjeve familjare, ndërsa vjen e interpretuar mirë nga këngëtarja.
Aida Baraku e ka shkruar tekstin, ndërsa Armend Rexhepagiqi e ka bërë muzikën e kësaj kënge.
Për orkestrimin e “Kalleni shoqnia” është kujdesur Miti Geci.
“Faleminderit bashkëpunëtoreve të mi, për realizimin e këtij projekti me disa këngë shumë të bukura, për gëzimet familjare”, ka shkruar Lori në një postim në Instagram.
Kënga për biondinat ka qenë një prejprojekteve më të fundit të Lorit.
E titulluar thjesht “Bjondina”, kënga ishte lansuar me videoklip në dhjetor të vitit të kaluar. /Telegrafi/