Telegrafi

Lori publikon këngën e re “Mjerë dashnia”

Foto: Lori/Instagram

Në prag të programeve për festat e fundvitit, shumë prej këngëtarëve nga estrada kanë prezantuar projektet e tyre të reja për fundvit.

E radhës është këngëtarja Lori, e cila ka publikuar së fundmi këngën e saj më të re me titull “Mjerë dashnia”.

Kënga me ritme popullore, me një tekst dedikuar dashurisë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Muzika është realizuar nga Armend Regjepagiqi, vargjet nga Aida Baraku, gjersa orkestrimi i është besuar producentit Irkenc Hyka.

Lori përndryshe ka qenë shumë e angazhuar gjatë gjithë vitit me projekte të shumta muzikore, koncerte e ahengje familjare.

Ajo duket se ka punuar shumë që t’u servojë fansave të saj diçka të mirë edhe për fundvit. /Telegrafi/