Telegrafi

Lori lanson baladën “Nuk e di pse m’kjahet”

Lori (Foto: YouTube/ArkivaShqip)

Loreta Kaçka ka lansuar edhe një këngë të re për fansat e muzikës së saj.

Gjatë ditës së shtunë, këngëtarja solli një këngë që iu kushtohet argëtimeve dhe ahengjeve familjare, ndërsa të dielën ka lansuar një këngë tjetër.

“Nuk e di pse m’kjahet” mban titullin kënga e re, e cila gjithashtu është kompletuar edhe nga ana vizuale.

Edhe prapa kësaj kënge qëndrojnë Aida Baraku dhe Armend Rexhepagiqi që janë kujdesur për tekstin dhe muzikën.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për LORIN

Për orkestrimin e këngës “Nuk e di pse m’kjahet” është angazhuar Miti Geci.

Është një baladë që vjen e interpretuar për mrekulli nga Lori.

“Një këngë shumë e bukur dhe e dhimbshme për kanagegj”, ka shkruar këngëtarja në një postim në rrjetet sociale. /Telegrafi/