Loreta Kaçka ka lansuar edhe një këngë të re për fansat e muzikës së saj.
Gjatë ditës së shtunë, këngëtarja solli një këngë që iu kushtohet argëtimeve dhe ahengjeve familjare, ndërsa të dielën ka lansuar një këngë tjetër.
“Nuk e di pse m’kjahet” mban titullin kënga e re, e cila gjithashtu është kompletuar edhe nga ana vizuale.
Edhe prapa kësaj kënge qëndrojnë Aida Baraku dhe Armend Rexhepagiqi që janë kujdesur për tekstin dhe muzikën.
Për orkestrimin e këngës “Nuk e di pse m’kjahet” është angazhuar Miti Geci.
Është një baladë që vjen e interpretuar për mrekulli nga Lori.
“Një këngë shumë e bukur dhe e dhimbshme për kanagegj”, ka shkruar këngëtarja në një postim në rrjetet sociale. /Telegrafi/