Telegrafi

Lori Hoxha sjell trendin për sezonin vjeshtë-dimër (Foto)

Sezoni vjeshtë-dimër 2017/2018 vjen me mjaft risi në fushën e modës, ku rikthehen pellushët dhe trikot e gjata.

Lori Hoxha, blogere mjaft e njohur në Instagram për sa i përket stilit dhe kombinimeve, e sjell më së miri këtë trend të ri.

(Foto: Instagram/Lori Hoxha)

Në një seri fotografish të postuara në profilin e saj në Instagram, Lori shfaqet me një kombinim perfekt për stinën, transmeton TCH.

Lexo po ashtu Nëse s'ke çantë Gucci, "nuk mund" të bëhesh shoqe me motrat Hoxha (Foto)

Peliçet janë rikthyera sërish fuqishëm dhe mund të kombinohen qoftë me xhinse, qoftë me pantallona.

(Foto: Instagram/Lori Hoxha)

Blogerja vjen me një kombinim të peliçes ngjyrë rozë, me xhinse dhe taka të larta, shoqëruar si aksesor me çantën J’Adior dhe syzet metal në formë zemre.

Ndërsa në të tjera fotografi, Lori na sjell sezonin e vjeshtës, sërish me xhinset e grisura, që moda nuk u ikën kurrë, por këtë vit me bel të lartë dhe një triko të madhe (‘maxi size’).

(Foto: Instagram/Lori Hoxha)

Një stil perfekt për këtë vjeshtë që mund të shihet edhe në fotografitë që jua sjellim.

(Foto: Instagram/Lori Hoxha)

 

(Foto: Instagram/Lori Hoxha)

 

(Foto: Instagram/Lori Hoxha)