Lori Hoxha gjithmonë shfaqet e përmbajtur nga komentet e ndryshme.
Me stilin dhe sharmin e veçantë që shpalos në jetën e përditshme dhe këtë ua ofron ndjekësve të saj në rrjetet sociale, Lori është kthyer në një nga personazhet publikë më të dashur.
Ajo njihet për dashurinë e saj për modën dhe veshjet e saj shpesh herë kthehen në trend e jo më kot është një fashion blogger e vërtetë.
Por, për fat të këq, trashëgimtarja e Top Channel shpesh herë është bërë pjesë “ e sulmeve” në Instagram ku i përmendin jetën luksoze dhe ndërhyrjet dhe këto janë pikërisht komentet që s’i duron dot.
Së fundmi, një nga fanset e ka akuzuar trashëgimtaren e Top Channel për përdorim të shumtë botoksi.
“Fytyra gjithë botoks…Buzët e bëra…Dhe prapë dukesh origjinale në sytë e meshkujve”, ka shkruar një adhuruese e Lorit.
Të tilla komente duket se nuk i kanë pëlqyer aspak Lorit, e cila i është përgjigjur me mjaft stil.
“Nuk kam botoks në fytyrë, kështu që mbylle gojën. Jam 24 vjeçe, nuk më duhet!”, u përgjigj bukuroshja.
Një reagim të tillë nuk ndodh shpesh ta shohim nga Lori, por ja që akuza e fundit i dha fund durimit të saj. /inTV/