Stilistja e njohur nga Shqipëria, njëherit producente e disa eventeve të “Top Channel” Lori Hoxha, është mjaft e njohur për publikun shqiptar.
Ajo numëron me mijëra ndjekës në rrjetet sociale, gjersa është mjaft shpesh aktive duke publikuar fotografi dhe video të ndryshme për fansat e saj.
Influenca e zjgedhjeve presidenciale në SHBA mesa duket nuk la pa kapluar as Lorin, e cila në llogarinë personale në Instagram publikoi një fotografi me sarkazëm në të cilën shkruhej:
“Nëse fiton Donald Trumb unë do ta lë këtë vend, nëse fiton Hillary Clinton unë prapë do ta lë këtë vend, por kjo nuk është politike, unë dua vetëm të udhëtoj”.
Por, një postim i tillë identik është publikuar edhe nga bukuroshja kosovare, njëherit modelja e njohur Agnesa Vuthaj, e cila e publikoi këtë postim pak minuta para Lorit në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram.
Mund të ketë qenë edhe rastësi postimet e njejta, por në rastin e kundërt do të ishte një kopjim i kotë i Lorit ndaj bukurshes Vuthaj. /Telegrafi/