Telegrafi

Lori Hoxha debaton me komentuesit në Instagram, thotë se rrobat nuk i ka më të shtrenjta se 50 euro (Foto)

Trashëgimtaria e Top Channel, Lori Hoxha, ka debatuar me komentuesit në foton e fundit të publikuar në Instagram.

Njëra nga komentuesit është shprehur se nuk është e nevojshme që Lori të tregojë në çdo moment nirëqënien e saj.

Lexo po ashtu Lori Hoxha mbi operacionet plastike: Nuk linda kështu

Por, duket se Hoxha këtë herë nuk është përmbajtur duke i kthyer përgjigje komentueses.

Lori në përgjigjen e saj thotë se ajo në foto shfaqet zakonisht me standard normal, ashtu sikurse të gjithë njerëzit tjerë.

“Me fal cfare mireqenje shef ti te kjo foto? Nje ambient qe nuk duket, i pa tag-guar, nje veshje gjithe e gjithe 50 euro, dhe nje celular ne dore si ai qe po mban ti. Nje foto si 5 milion te tjera ne kete rrjet social. Mireqenien e shijoj mbas ekranit, skam nevoj per aprovim as duartrokitje”, përfundon komenti i saj në Instagram.

Nuk është hera e parë që Lori Hoxha sulmohet në rrjetet sociale për stilin e jetës që reklamon. /Telegrafi/