Lori Harvey u shfaq e mahnitshme të martën mbrëma, teksa mori pjesë në një festë të mbushur me yje në Craig’s në West Hollywood.
24-vjeçarja mahnitëse shfaqi format e saj të pabesueshme me një fustan ngjyrë vjollce, me prerje në bel.
Harvey u përzie me supermodelet si Alessandra Ambrosio dhe Heidi Klum teksa po festonte në restorantin e famshëm.
Fustani i Lorit me stampim ishte i gjatë deri në mes të kofshëve dhe kishte mëngë të gjata. Fijet e saj kaçurrela ishin kapur në një bisht që i rridhte poshtë shpinës.
E dashura e Michael B. Jordan shtoi në kombinim një palë taka të zeza me rripa që ekspozuan pedikyrin e bardhë të ndezur.
Sa i përket grimit, Lori tërhoqi vëmendjen me sytë e saj të mrekullueshëm me një palë qerpikë dramatikë dhe i hidratoi buzët me një shkëlqyes.
Si aksesorë kishte disa vath të vegjël në vesh dhe një çantë të vogël të zezë në dorë. /Telegrafi/