Telegrafi

Lorena Medina akuzon Rita Orën për ndarjen nga Joey Essex

Joey Essex dhe Lorena Medina (Foto: Gareth Cattermole/Getty Images/Guliver)

Shumë drama kanë ndodhur në botën e shoubizit, ndërsa disa prej tyre pretendohet t’i ketë shkaktuar këngëtarja Rita Ora.

Ish- e dashura e Joey Essec, Lorena Medina, ka thënë se ai e kishte braktisur pas një nate që kishte kaluar me yllin shqiptar të muzikës botërore, shkruan The Sun.

Dyshja ishin parë duke hyrë në shtëpinë e Ritës në orët e para të mëngjesit, që po cilësohet si filli i gjithë kësaj.

Ai u strehua për disa orë në rezidencën e saj, pasi dyshja ishin përpjekur të shmangnin makinat dhe kamerat, teksa u munduan të dilnin jashtë.

Edhe pse deri më tani nuk ka të dhëna se Rita dhe Joey kanë fjetur bashkë, Lorena dyshon se ish i dashuri i saj e ka tradhtuar me këngëtaren.

Ajo i tha The Sun: “Ai ishte dashuria e jetës sime. Unë isha gati të kisha fëmijë me Joey. Ne biseduam për martesën pothuajse çdo ditë”.

Vajza meksikane kishte filluar romancën me Joey Essec ndërsa ishte duke filmuar shfaqjen MTV Ex On The Beach, verën e kaluar në Spanjë./Telegrafi/