Site icon Telegrafi

Lorena Haliti bëhet nënë për herë të parë

Modelja e njohur shqiptare, Lorena Haliti është bërë nënë për herë të parë.

Lajmin e kanë bërë të ditur vetë modelja dhe partneri i saj, Ami Mezezi.

Dyshja kanë njoftuar se janë bërë prindër të një djali të cilin e pagëzuan me emrin Andreas.

“Mirë se erdhe në botë”, ka shkruar Ami në mbishkrimin e postimit ky të dy prindërit e rinj shihe dukej e mbajtur të porsalindurin në duar.

Ndërkohë, të shumta kanë qenë urimet nga ana e familjarëve, miqve dhe ndjekësve në Instagram në hapësirën e komenteve.

Ndryshe, theksojmë që çifti janë në lidhje prej vitesh teksa u fejuan në shtator 2021.

Lexo po ashtu Modelja shqiptare Lorena Haliti shtatzënë për herë të parë

Ndërkohë, vlen të cektë që Lorena është mjaft e suksesshme në botën e modelingut dhe imazhe i markave të njohura ndërkombëtare. /Telegrafi/

Foto: Lorena Haliti/Instagram

 

Foto: Lorena Haliti/Instagram
Exit mobile version