Site icon Telegrafi

Loredanën e ndryshon shtatzënia, shton në peshë

Loredana Zefi është shtatzënë dhe pritja e ëmbël e estradës po shkon dita ditës drejt fundit.

Ajo dhe i dashuri i saj reper, Mozzik, ka kohë që po presin fëmiun e parë.

Me spekulime të forta se gjinia e fëmiut të parë të çiftit është vajzë, Loredana po shijon edhe suksesin e karrierës.

Ajo ka vazhduar të postojë në rrjetet sociale imazhe me të dashurin e saj Mozzik, ku shfaqet me peshë të shtuar.

Bukuroshja gjithjë është afër Mozzikut, kurse edhe në aspektin muzikor së fundmi qëndruan afër.

Ata lansuan bashkëpunimin hit “Bonnie n’ Clyde” para pak kohësh duke u bërë hit.

Ky projekt konkurroi në top listat evropiane, duke rivalizuar edhe superyje si Raf Camora. /Telegrafi/

Exit mobile version