Site icon Telegrafi

Loredana zgjedh fjalët më të ëmbla për ta uruar ditëlindjen e dytë të vajzës

Loredana Zefi Foto: Instagram/loredana

Rep-artistja e njohur shqiptare, Loredana, është ndër më të komentuarat kohëve të fundit.

Pothuajse çdo postim i saj në rrjete sociale komentohet nga 2.8 milionë ndjekësit e saj, të cilët janë mjaft aktiv.

Lori në disa imazhe në Instagram është parë duke pozuar me vajzën e saj, Hana, duke i dedikuar asaj fjalët më të ëmbla.

Kjo ka ardhur si pasojë e ditëlindjes së dytë të Hanës, të cilën reperja e ndan me artistin e njohur, Mozzik.

“Ndoshta nuk po bëj gjithçka siç duhet por duhet ta dini se po bëj më të mirën, ndoshta unë udhëtoj shumë por ti duhet ta dish që je gjithmonë në mendjen time dhe unë do ta bëj gjithçka për të ardhmen tënde”, ka shkruar ajo në përshkrim,

Tutje 25-vjeçarja shtoi: “Por, e dini çfarë? Jam shumë krenare për ty. Gëzuar ditëlindjen”.

Vlen të përmendet se Loredana po vazhdon të debutojë fuqishëm në tregun muzikor gjerman. /Telegrafi/

Exit mobile version