Ajo është njëra prej artisteve shqiptare që përflitet mjaft shumë në shtypin rozë.
Bëhet fjalë për reperen Loredana Zefi, e cila shpesh tërheq vëmendje me paraqitjet që bën në rrjete sociale.
E tillë shfaqet edhe ditën e sotme (e martë), ndërsa vjen shumë më ndryshe siç e kemi parë zakonisht dhe jo vetëm.
25 vjeçarja është rikthyer në një stil të ndryshëm pasi ka bërë flokët e zeza dhe kaçurrele.
Ajo vjen e veshur në të zeza dhe një këmishë të bardhë, gjersa dukjen e ka kompletuar me një palë syze të zeza.
Komplimentet dhe reagimet ndërkohë nuk munguan nga miqtë dhe ndjekësit që numëron në këtë rrjet të popullarizuar.
Loredana po ashtu është komentuar edhe për disa fotografi të tjera që ka shfaqur përkrah një mashkulli, duke lënë të nënkuptohet se është reperi Mozzik – partneri i saj me të cilin është rikthyer pas disa muajsh. /Telegrafi/