Rap-artistja shqiptare, Loredana Zefi, momentalisht është një nga emrat më të komentuar në rrjete sociale e shtypin rozë.
Ajo shpesh publikon me ndjekësit imazhe e video të ndryshme, gjersa së fundmi ka treguar se po shijon pushimet në Greqi.
Ndonëse flitet shpesh për pamjen e jashtme, biondja kësaj radhe ka vendosur që të sjellë një fotografi tërësisht pa grim e pa filtra.
“Një shpirt i lumtur në Greqi”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë imazhit të hedhur në InstaStory.
Përkundër dukjen elegant dhe me plot shkëlim, 26-vjeçarja me këtë pamje duket më ndryshe.
Ajo këtë periudhë ka qenë duke qëndruar mes Kosovës e Shqipërisë, pasi ishte në një ndejë private të Noizyt.
Me këtë të fundit u përfol për një raport më të thellë, për të cilin deklaroi se janë vetëm miq të mirë. /Telegrafi/