Reperja Loredana Zefi, ka qenë shumë e komentuar së fundmi në media.
Është përfolur se ajo dhe bashkëshorti i saj, reperi Mozzik, janë në një krizë martesore, gjë të cilën vet dyshja nuk e kanë komentuar.
Megjithatë, Loredana vazhdon të jetë aktive çdo ditë në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria.
Së fundmi, rep-artistja nga Ferizaj, ka publikuar në InstaStory një imazh mjaft atraktiv, ku shfaq këmbët e saj në një fotografi, teksa relaksohet dhe shijon rrezet e diellit.
Në të njëjtën kohë, ajo vë në pah dy tatuazhet e realizuara në këmbët e saj, të cilat janë fjalë me domethënie për të.
“E lindur në vitet e ’90-ta” dhe “E gatshme për të vdekur”, shkruhet në dy tatuazhet të realizuara në dy këmbët e rep-artistes.
Ajo përndryshe ka konfirmuar së fundmi se do të sjellë bashkëpunim me artistin gjerman, Mero, projekti i të cilëve publikohet më 6 shtator. /Telegrafi/