Reperja me prejardhje shqiptare, Loredana Zefi, prej disa ditësh ka qenë duke shijuar pushimet në jug të Shqipërisë.
Ajo po kalonte një kohë të mrekullueshme nën shoqërinë e mikeve të ngushta e po ashtu edhe këngëtarit Yll Limani.
Duke qenë se rrallëherë publikon imazhe në bikini, biondja së fundmi mori vëmendje me pozat e tilla.
26-vjeçarja është shfaqur në formë të mrekullueshme në një palë bikini të zeza nga një jaht luksoz.
Këto kanë bërë që të marrin komplimente të shumta pavarësisht që nëna e një vajze nuk shfaqet shpesh në këtë mënyrë.
Ajo këtë periudhë ka qenë në fokus të medieve e shtypit rozë për shkak të marrëdhënies me reperin Mozzik.
E njëjta javë më parë deklaroi se është ndarë përfundimisht nga partneri i saj, me të cilin ndan edhe një vajzë të quajtur, Hana. /Telegrafi/