Telegrafi

Loredana Zefi pranon dhuratë nga Policia e Kosovës?

Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, është shumë aktive me projekte të shumta muzikore, të cilat po priten mirë nga fansat e saj.

Ajo ka qëndruar në Kosovë gjatë kësaj periudhe, ku edhe është takuar me familjen, gjersa të shpeshtë takimet i ka pasur edhe me babanë e vajzës së saj, reperin Mozzik.

Telegrafi ka siguruar disa fotografi të dyshes nëpër Prishtinë, të cilat vërtetojnë se ata tashmë i kanë rregulluar raportet mes tyre.

Loredana dhe Mozzik fotografohen sërish bashkë në Prishtinë (Foto: Telegrafi)

Ndërkohë, teksa ndodhet në Kosovë, Loredana ka pranuar edhe një dhuratë të veçantë – një mirënjohje nga Policia e Kosovës.

Ajo ka publikuar në InstaStory një imazh të dhuratës, të cilën e ka pranuar nga një prej miqve të saj, që është pjesë e forcave të rendit.

Foto: Loredana Zefi/InstaStory

“Faleminderit”, ka shkruar rep-artistja nga Ferizaj në mbishkrimin e fotografisë, ku shfaqet mirënjohja dhuratë bashkë me logon e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/