Rap-artistja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes edhe këtë vit.
Biondja, e cila prej vitesh jeton dhe vepron në Zvicër, pëlqehet mjaft shumë nga publiku për muzikën që sjellë dhe jo vetëm.
Ajo pëlqehet edhe për stilin e veçantë, ndërsa shpesh merr vëmendje në rrjetet sociale, siç ka bërë edhe këtë herë.
24-vjeçarja ka vendosur të bëjë një ndryshim në dukje dhe ky stil i ri i flokëve i saj po pëlqehet tejet shumë edhe nga fansat.
Me balluke, Lori duket në formë të mahnitshme dhe natyrisht se kjo pamje bëri që të jetë në fokus të faqeve rozë.
Në anën tjetër, Loredana këtë kohë ka qenë mjaft e përfolur për deklaratat me ish-partnerin Mozzik, të cilët edhe pse të ndarë kanë thumbuar njëri-tjetrin në intervistat që kanë dhënë.
Ndër tjerash, këngëtarja u përfol edhe për një lidhje të mundshme dashurie me reperin Zuna, bazuar në postimet e tyre të përbashkëta në rrjetet sociale. /Telegrafi/