Disa nga miqtë e Noizyt, artistë të njohur, kanë nisur një fushatë në rrjete sociale për lirimin e tij.
Rigels Rajku (emri i vërtetë) dhe DJ Crax u arrestuan në mesnatë në një klub nate në Shëngjin.
Ata po kërkohen prej disa ditësh nga Policia e Kosovës pas rrahjes në Pejë me një grup tjetër, mbi të cilët rëndon akuza ‘lëndim i rëndë trupor’.
Ka qenë Elgit Doda që ka bërë një postim të gjatë në rrjete sociale, ku kërkon drejtësi për Noizyn.
Ai thotë se i njëjti është sulmuar, kërcënuar e i kanë sharë familjen, por që nuk ka reaguar asnjëherë.
Të njëjtës fushatë i është bashkangjitur edhe reperja e njohur Loredana Zefi, e cila ruan një miqësi të ngushtë me artistin nga Durrësi.
“Lironi Noizyn”, ka shkruar ajo.
Ata u bë e ditur se do të ekstradohen në Kosovë. /Telegrafi/