Këtë vit, ajo ka qenë një prej personazheve më të përfolur në mediat shqiptare, dhe jo vetëm!
Reperja Loredana Zefi bëri shumë bujë edhe në mediat gjermane dhe ato zvicerane, dhe kjo jo vetëm për sukseset e saj.
Gjatë muaji maj, ajo u përball me një skandal, pasi një çifti zviceran rreth të pesëdhjetave akuzuan reperen me prejardhje nga Ferizaj, se u kishte marrë para nën kanosje dhe vënie në lajthitje.
Megjithëse hetimi vazhdon dhe Gjykata ende nuk ka dalë me një vendim të saktë mbi këtë ngjarje, Loredana prapëseprapë vazhdon të jetë aktive në treg me prurje të shumta muzikore.
Gjithë ky produktivitet i saj duket se po shpërblehet edhe me shifra të larta klikimesh e ndjekësish në platforma muzikore e rrjete sociale.
Vetëm në rrjetin social Instaram, Zefi tashmë numëron mbi dy milionë ndjekës – një shifër kjo relativisht e lartë dhe që jo shumë këngëtarë shqiptarë e kanë arritur.
Muajin e kaluar ajo lansoi albumin e saj më të ri “King Lori”, gjersa është përfolur në media gjermane dhe ato shqiptare se ajo tashmë ka prishur raportet me partnerin e saj, Mozzik, njëherësh babanë e vajzës së saj, Hanës. /Telegrafi/