Loredana Zefi së fundmi publikoi bashkëpunimin e saj më të ri me reperin gjerman, Capital Bra.
“Nicht verdient”, titullohet kënga e tyre e re, e cila flet për një dashuri të humbur ku partnerët nuk e meritonin njëri-tjetrin.
https://www.youtube.com/watch?v=kLtIIQv4qAY&feature=emb_title
Reperja aktualisht është duke shijuar suksesin e projektit të saj më të ri, gjersa po tregohet aktive në rrjetet sociale duke publikuar imazhe nga pamja e saj e re.
Në një prej paraqitjeve më tërheqëse të saj së fundmi, reperja me prejardhje nga Ferizaj duket mjaft atraktive me makijazhin e realizuar me mjeshtri nga Dafina Neziri.
Kjo e fundit, ka publikuar një fotografi të Loredanës në rrjetin social Instagram, duke treguar punën e bërë për dukjen e rep-artistes.
Loredana përndryshe po punon vazhdimisht për projekte të reja muzikore, gjersa sa i përket koncerteve i është dashur t’i anulojë shkaku i coronavirusit. /Telegrafi/