Site icon Telegrafi

Loredana shfaqet me veshje elegante në shtrat, tërheq vëmendjen e fansave

Loredana Zefi Foto: Instagram/loredana

Rep-artistja e njohur, Loredana Zefi, është ndër personazhet më të komentuar kohëve të fundit.

Jo vetëm për shkak të karrierës profesionale, por edhe për bashkimin e saj me reperin Mozzik.

Ajo në një postim në rrjetin social Instagram ka zgjedhur të mahnit tre milionë ndjekësit, me disa poza atraktive.

Lori zgjodhi që për këtë paraqitje të shfaqet me një fustan të gjelbër, ndërsa qëndronte e shtrirë në shtrat.

Flokët i kishte të kapura lart kokës, kurse për makijazh ka shkuar me disa nuanca më të errëta.

Një dukje e tillë nga ana e saj u prit mirë nga fansat, pasi shpesh ajo shihet vetëm me veshje sportive.

“Rosenkreig” ndërkohë është hiti saj i fundit, që erdhi në bashkëpunim me Mozzik. /Telegrafi/

Exit mobile version