Site icon Telegrafi

Loredana shfaqet në ‘billboardin’ e Times Square në New York

Reperja e njohur, Loredana është kthyer në një prej emrave më të njohur në tregu e muzikës.

Krahas trojeve shqiptare fama e saj ka depërtuar edhe në tregun ndërkombëtar dhe kjo po dëshmohet çdo ditë e më shumë.

Një sukses të radhës, reperja shqiptaro-gjermane e ka arritur edhe së fundmi duke u shfaqur në ‘billboardin’ gjigant të Time Square në New York.

Foto: Loredana/Instagram

Fotografia e saj në sheshin e qytetit amerikan u publikua nga Spotify, ndërsa u ripostua edhe nga vet reperja në llogarinë e saj në Instagram.

Ndërkohë, theksojmë që reperja që jeton dhe vepron në Zvicër gjatë kësaj periudhe Loredana ka qenë e angazhuar me mbrëmje muzikore në Kosovë.

Projekti i saj i fundit është bashkëpunimi me reperin shqiptar, Noizy “Heart attack” që është kthyer në një hit veror.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Loredana Zefi

Ndryshe, përveç angazhimeve profesionale reperja është edhe nënë e përkushtuar e një vajze që ajo ndan me reperin Mozzik. /Telegrafi/

Exit mobile version