Rep-artistja e njohur, Loredana Zefi, tashmë ka debutuar edhe në tregun muzikor gjerman.
Suksesi i saj është mëse i dukshëm, teksa ajo nuk po ndalet duke ndarë imazhe nga përditshmëria.
Për të së fundmi është aluduar se është shtatzënë, spekulime të cilat reperja vazhdimisht po i demanton.
Kështu ka bërë edhe në një postim të fundit në Instagram, teksa pozoi para pasqyrës.
Në rend të parë ajo kishte vënë barkun e sheshtë, ndërsa ishte e veshur me rroba me ngjyra interesante.
Postimi mori me mijëra komente të fansave të saj, të cilët përshkruanin se sa tërheqëse dukej. /Telegrafi/