Reperja e njohur shqiptare, Loredana është një prej emrave që vazhdimisht komentohet në media rozë.
Krahas projekteve të suksesshme muzikore, rap-artistja është mjaft e përfolur edhe për jetën e saj private, prandaj edhe postimet që bënë në rrjete sociale marrin vëmendje të madhe.
Kështu ka ndodhur edhe me një publikimi të fundit që artistja bërë në llogarinë e saj në TikTok, ku ajo shihet teksa shkëmben një puthje në buzë me një femër.
“E dashura ime e re”, ka shkruar Loredana në mbishkrimin e postimit ndërsa i dhuron puthjen shoqërueses së saj në video.
Ky postimi më pas mori reagime të shumta që u komentua dhe u bë viral nga fansat në këtë platformë.
Theksojmë që Loredana është nënë e një vajze nga lidhja e saj e mëparshme me reperin, Mozzik, me të cilin në të kaluarën ka sjellur edhe disa bashkëpunime muzikore.
Pas ndarjes nga reperi nga Ferizaj, Loredana e ka mbajtur larg syrit të publikut marrëdhënien e saj, prandaj nuk dihet nëse ajo vazhdon të jetë beqare. /Telegrafi/
@loredanaofficialMy new girlfriend♬ оригинальный звук – ?