Rep-artistja që ka bërë revolucion në zhanrin hip-hop, Loredana Zefi, tashmë është njëra nga më të përfolurat.
Spekulime të shumta për të vijnë edhe nga jeta private e saj, ku para disa muajsh është diskutuar për ndarjen e saj nga reperi Mozzik.
Përkundër kësaj, reperja me prejardhje nga Ferizaji, nuk i ka lënë anash as projektet muzikore, përfshirë këtu edhe bashkëpunimet.
Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ajo ka lajmëruar se do të sjellë këngën e re, në bashkëpunim me dy reperë gjerman, Summercem dhe Kcrebell.
Në po të njëjtën video të shpërndarë, bukuroshja bionde ka publikuar edhe disa sekuenca nga klipi dhe kënga.
Bashkëpunimi mes treshes do të jetë i dëgjuar për fansat e muzikës së tyre të enjten e radhës, rreth orëve të mesnatës. /Telegrafi/