“Genick” është titulli i këngës më të re, të cilën e ka publikuar Loredana Zefi dhe e ka shoqëruar me videoklip.
Edhe pas kësaj kënge qëndrojnë producentët Miksu dhe Macloud, me të cilët bashkëpunon këngëtarja tash e një kohë.
Kësaj radhe, Loredana ka ardhur solo, ndërsa kënga është pjesë e albumit të ri të saj, nga i cili tashmë janë publikuar disa këngë.
Videoklipi është xhiruar me regji të Felix Aaron, ndërsa Ricarda Haehn është producente e projektit.
Bashkëpunimi me Meron, “Kein Plan”, është një prej realizimeve më të fundit muzikore të Loredanës që u lansua në javën e kaluar dhe tashmë numëron mbi 12 milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/