Telegrafi

Loredana publikon këngën e re “Intro”

Loredana (Foto: YouTube)

Rep-artistja e njohur shqiptare, Loredana, gjatë ditës së djeshme (e hënë) është rikthyer në rrjete sociale.

Distancimi i saj kishte qenë për shkak të albumit të saj të parë “Medusa”, detaje të së cilit ka filluar t’i bëjë të ditur.

Në një postim në rrjetin social Instagram, ajo ka bërë të ditur se ka lansuar njërën nga projektet të albumit.

Bëhet fjalë për këngën “Intro”, në të cilën ajo shfaqet në dy versone të instrumentalit, në të parën më të qetë kurse tjetra vjen duke u ashpërsuar.

Sikurse edhe në shumë projekte të tjera, Miksu dhe Deats ishin producentët që u përkujdesën për prodhimtarinë e saj muzikore.

Ndërkaq, duket se reperja është duke sjellë diçka madhështore, pasi bashkëpunëtorë të saj janë emra të mëdhenj në industri. /Telegrafi/